Mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit kryetari në detyre i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Pas gati tre orësh Goro ka dalë nga SPAK, ndërsa nuk ka pranur të japë sqarime për mediat.
“Isha si çdo qytetar për të dhënë sqarime” tha shkurtimisht ai.
Mësohet se për Goron ka një kallëzim nga stafi i Fredi Belerit për shkelje./abcnews.al