Madonna së shpejti do të nisë turneun e shumëpritur “Celebration”, i cili do të shënojë katër dekada të karrierës së saj.
Diva e muzikës, koncertet e para do t’i mbajë në Londër, më saktësisht në arenën O2, ku do të performojë për audiencën e saj hitet më të mëdha para rreth 80 mijë fansave.
Këngëtarja do të performojë pothuajse në të gjitha kryeqytetet e botës dhe çmimet e biletave kanë tronditur publikun. Fansave më të mëdhenj të Madonna-s në Londër iu desh të paguanin nga 300 deri në 5900 euro për performancën e saj. Megjithatë, pavarësisht çmimeve të larta, kanë mbetur vetëm 88 bileta.
Situata nuk është më e mirë në Milano, ku biletat variojnë nga 300 deri në 15.454 euro. Këtu kanë mbetur më pak se 200 bileta dhe sipas vlerësimeve të mediave botërore, mbretëresha e popit mund të vendosë një rekord të ri për fitimet nga një performancë me këtë ritëm./abcnews.al