Pas dy humbjeve radhazi, ndaj Erzenit dhe Laçit, “bardheblutë” e Tiranës do të tentojnë kthesën e madhe, kësaj here në “klasiken” e Kategorisë Superiore, ndaj “kuqebluve” të Vllaznisë, por ndryshe nga përplasjet e fundit mes këtyre 2 skuadrave, kjo sfidë nuk do të zhvillohet në mitikun “Loro Boriçi”, por në “Stadiumin e Kukësit”.
Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi shkodran, të cilët me anë të një postimi në profilin zyrtar të “kuqebluve”, në “Facebook” kanë bërë me dije se në stadium “Loro Boriçi” kanë nisur punimet për mbjelljen e barit të ri. Dhe tifozët shkodranë duhet të udhëtojnë për të ndjekur këtë takim.
“Për shkak të punimeve që po bëhen në fushën e stadiumit ‘Loro Boriçi’ për mbjelljen e barit të ri të saj, kjo ndeshje do të spostohet për t’u luajtur në stadiumin e qytetit të Kukësit”,- thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërkaq, kujtojmë se “klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana do të luhet mesditën e së shtunës së 7 tetorit në qytetin verilindor, duke nisur prej orës 14:00. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit: