“S’ka rrjedhje të dhënash”, Balla në Komision: Të dhënat e sistemit TIMS, 100% të mbrojtura

schedule10:05 - 4 Tetor, 2023

schedule 10:05 - 4 Tetor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Komisionin e Çështjeve Evropiane, ndër të tjera dha garanci se të dhënat e TIMS, janë 100% të mbrojtura dhe nuk ka rrjedhje të tyre.

“Kuvendi është fuqiplotë. Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve. Dua të vlerësoj asistencën e SHBA-ve.

 Dua të falënderoj partnerët. Gjatë verës së vitit të kaluar sistemi u sulmua, por dua t’ju garantoj se sistemi është 100 % funksional. I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës. Garantoj çdo qytetar shqiptar dhe të huaj, ka hyrë apo ka dalë nga vendi, kemi një qendër të operimit të të dhënave, që ka standardet më të mira. Pretendimet të verifikohen edhe nga prokuroria.

Në aspektin tim si ministër i Brendshëm nxis që të hetohen çdo rast nga prokuroria. Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje. Kur kthehet balta në piedestal, flitet për përdorim të të dhënave. Kjo është e pamundur! Sapo prokuroria të mbyllë hetimet, do t’ju informoj dhe do të vij këtu” tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!