Tërmet i fuqishëm në Filipine, panik tek qytetarët

schedule09:50 - 4 Tetor, 2023

schedule 09:50 - 4 Tetor, 2023

FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Filipinet veriore të mërkurën, thanë autoritetet.

Tërmeti u raportua në qytetin Calayan të provincës Cagayan, Agjencia shtetërore e Lajmeve Filipine citoi të ketë thënë Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, shkruan AA.

Lëkundjet, me epiqendër 22 kilometra (13 milje) në veriperëndim të ishullit Dalupiri, goditën rajonin rreth orës 11:35 të mëngjesit (0335 GMT). Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo humbje jetësh, por kjo shkaktoi frikë dhe panik në popullatë.