Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se negociatat e mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të bëhen më komplekse pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit.
Deklaratën, Vuçeviç e dha në një bisedë me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Edward Ferguson, shkruan Euronews Serbia.
Vuçeviç ka shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe pozitën e popullit serb në veri.
Ndër të tjera, Vuçeviç u shppreh se një nga prioritetet e Ushtrisë Serbe është bashkëpunimi me forcat e KFOR-it dhe për këtë arsye për Serbinë është e rëndësishme që NATO të ketë status neutral në zgjidhjen e problemit./abcnews.al