Nuk ka treg për pataten/ Elbasan, fermerët: Prodhimi i mbarë, nuk po e shesim dot. Më pak fitime këtë vit

schedule15:45 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:45 - 3 Tetor, 2023

Prodhimi i patates në qarkun e Elbasanit ka qënë i mbarë këtë vit.

Por fermerët nuk po i gëzohen dot prodhimit pasi po hasin vështirësi në gjetjen e tregut.

Thonë se patatja është cilësore, çmimi i lirë por sërish nuk kanë arritur ta shesin.

Shitjen e patateve e kanë të vetmin burim të ardhurash por këtë vit fitimit janë më të ulta për shkak të shtrenjtimit të cmimit të farave dhe plehrave kimike.

Kerkojnë mbështetje me subvencione në mënyrë që të vijojnë mbjelljen e kësaj kulture.

Mungesa dhe orientimi i tregut mbetet një ndër problemet që hasen prej vitesh fermerët e Elbasanit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!