Ka startuar edicioni i pestë i kampionatit të futbollit amator 9×9 “Sunday League Albania”, që organizohet prej disa sezonesh tashmë nga FSHF e që po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e të apasionuarve pas futbollit.
Mbrëmjen e së hënës u zhvilluan katër ndeshje në të dyja grupet e këtij kampionati, sfida që prodhuan emocione e spektakël me gola të shumtë. Spikati sfidat e grupit B, Kastriotët – FC MUSA që përfundoi me rezultatin 7-1, ndërkohë që golat nuk munguan as në ndeshjen tjetër të grupit B, Futura Dent – Jata Market e cila përfundoi 1-4.
Në dy sfidat e tjera Barrikada dhe Friend’s Team triumfuan me rezultat të ngushtë, përkatësisht Barrikada – FB Passion 3-2 dhe Friends Team – FC Parku 2-1.
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera të javës së parë në kampionatin e futbollit amator 9×9, nga dy në secilin grup. Hidro Alfa – Ferraj, Primo MFC – Luminesen në grupin A dhe Al Ar – North Gate, Albamer – Confucius në grupin B.
Kampionati i futbollit amator 9×9 ka një popullaritet në rritje të vazhdueshme, duke tërhequr shumë të rinj, por edhe tifozë në fushat ku luhen ndeshjet.
Më poshtë kalendari i ndeshjeve të javës së parë:
Grupi A / Java 1
MD – Vatër
Hidro Alfa – Ferraj FC
PRIMO MFC – FC Luminesen
Panthers Shkodër – FC Illyrian Eagles
IMMI – Raiffeisen Bank
Barrikada – FB Passion 3-2
ATS – Elso
Legjendat 9×9 – Dymbëdhjeta
Grupi B / Java 1
Friends Team – FC Parku 2-1
Al Ar – North Gate
ANTIGONEAN – Big-Bite
Kastriotët – FC MUSA 7-1
Futura Dent – Jata Market 1-4
Coca Cola Tepelena – Ju Ar Plast
Albamer – FC Confucius
FC Dajti – Gaia Triumph /FSHF