Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka folur sot për situatën që po kalon te Liverpool. Jurgen Klopp nuk i ka besuar shumë këtë sezon Shaqirit, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për minutat e munguara:
“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk luaj më shpesh. Kemi një skuadër të të talentuar dhe shumë duhet të presin shansin e tyre. Asnjëherë nuk kam pasur problem me trajnerin. Ai e di që unë jam gati. Për asnjë sekondë jam penduar për transferimin te Liverpooli. Unë isha titullar në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League kundër Barcelonës, e cila do të mbahet mend gjatë në historinë e klubit.
Përveç faktit që do të doja të luaja më shumë, jam i lumtur në Liverpool. Kam një status të caktuar në ekip sepse jam një nga lojtarët më me përvojë. Unë mendoj se jam një nga lojtarët kryesorë të skuadrës”, përfundoi Shaqiri./abcnews.al