VIDEO/ Ronaldo i pandalshëm dhe në Champions-in e Azisë, Al-Nassr fiton bindshëm ndaj Istiqol Dushanbe

schedule23:50 - 2 Tetor, 2023

schedule 23:50 - 2 Tetor, 2023

Pavarësisht kalimit te sauditët e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo duket se nuk e ka humbur “dashurinë” e tij për trofeun e Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të hëne ka gjetur golin e radhës, por këtë herë në atë të Azisë.

Skuadra e tij u përball me taxhikistanasit e Istiqol Dushanbe, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve, duke i mundur këta të fundit me rezultatin bindës, 3 me 1, ku portagonist ishte dhe “ylli” portugez.

Pas golit të Senin Sebai, në minutën e 44’-rt, skuadra e “luzitanit” e pa veten në disavantazhin e një goli, mirëpo një predhë e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe një dopietë e “fantazistit” brazilian, Anderson Talisca “vulosën” fitoren e “gjigandëve” sauditë.

Me këtë rezultat, skuadra e Al-Nassr vijon marshimin në grupin E, të këtij kompeticioni, duke shkuar kështu në kuotën e 6 pikëve, pas 2 ndeshjeve të para dhe në takimin e radhës do të përballet me skuadrën nga Katari të Al-Duhail. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: