Një person humbi jetën pas një konflikti në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Në komisariat janë shoqëruar edhe tre personat e përfshirë në sherr.
Katër banorë të zonës së plazhit të vjetër u përfshinë në një sherr tek dera e këtij lokali.
Gjatë përplasjes mes tyre Stavri Mino ra pa ndenja në tokë.
Dyshohet se 50 vjeçari ka përplasur kokën në pjesën e pasme çka rezultoi fatale për të.
Mësohet se viktima kishte ndërhyrë për të marrë të vëllain e tij i cili po debatonte me dy persona të tjerë.
Ende nuk dihet motivi i ngjarjes por dyshohet një grindje e çastit.
Policia njoftoi zyrtarisht se në trupin e Minos nuk ka shenja të dukshme dhune, plagë me armë zjarri apo goditje me sende të forta.
Viktima ndodhet në morg ku edhe do ti nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së tij.
Uniformat blu shoqëruan në komisariat tre personat që ishin në konflikt për ti marrë në pyetje dhe për të zbuluar detaje nga rrethanat në të cilat humbi jetën Stavri Mino./abcnews.al