Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë.
Gazetari Elton Nika, raporton për ABC News se një makinë e policisë Rrugore është aksidentuar me një tjetër automjet, tip ‘Range Rover”.
Të plagosur kanë mbetur, efektivi i policisë si edhe një tjetër person që ndodhej në makinën e policisë në momentin e aksidentit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, i regjistruar në rrugën transballkanike në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën transballkanike, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, automjeti tip “Range Rover” është përplasur me automjetin e Policisë Kufitare Vlorë, me drejtues punonjësin e Policisë.
Si pasojë janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.