Aleatët e Kievit duhet ta ndalojnë Rusinë që të nisë një tjetër fushatë dimërore “brutale” kundër popullit ukrainas, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane.
Moska nisi sulmet kundër rrjetit energjetik të Ukrainës dimrin e kaluar, pasi temperaturat shënuan -20C.
“Dimrin e kaluar, ne pamë sulme brutale, një mënyrë e presidentit rus për të vazhduar luftën,” tha Baerbock, e cila ndodhet në Kiev së bashku me ministra të tjerë të jashtëm të Bashkimit Europian.
“Ne duhet ta parandalojmë këtë së bashku me gjithçka që kemi, sa më shumë që të jetë e mundur.”
/abcnews.al


