Leon Dajaku ka shënuar në ndeshjen që Bayern Munich II ka fituar kundër Eintracht Braunschweig me rezultatin 2-0. Sulmuesi 18-vjeçar ka realizuar në minutën e fundit shtesë nga një largësi e madhe.
Dajaku, duke parë daljen e portierit mik në sulm gjatë një goditje dënimi të skuadrës së tij, ka shfrytëzuar rastin dhe me të marrë topin ka gjuajtur drejt portës së boshatisur. Një nga lojtarët e Eintracht Braunschweig ka tentuar ta devijojë topin, por pa sukses. /abcnews.al

