Laçi dhe Bylisi janë gati për përballjen mes tyre, që nis prej orës 14:00. Trajnerët Sulejman Starova dhe Veljko Dovedan kanë përzgjedhur lojtarët që do ta nisin nga fillimi sot. Tek të dyja ekipet ka vetëm nga një ndryshim.
Kurbinasit në mbrojtje, ku Domgjoni rikthehet dhe zë vendin e Turkajt. Ballshiotët nuk kanë Turabov, i dëmtuar në ndeshjen me Flamurtarin. Janku është përzgjedhur në vend të tij. Ndeshje do e gjykojë arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E diel, më 6 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Laçi”, Laç
LAÇI-BYLIS
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Sulejman Starova
Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Janku, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Dojando Myftari, Denis Agaraj, Erion Bastari
/abcnews.al