Nikoleta Spahi e kalon pjesën më të madhe të ditës së saj në heshtje. Prej 23 vitesh ajo është mësuese në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë.
Por mungesa e tingujve, nuk e zbeh dashurinë e madhe që falin këta fëmijë. Bota e tyre është plot ngjyra dhe ëndrra.
“Tani me duket sikur të gjithë fëmijet flasin ngaqë kam kaq shumë vite. Nuk më duket që kanë probleme. Me këta fëmijë emocioni është shumë i madh. Janë femijë që nxenë shume mire, marrin informacion.”
Gjuhën e shenjave Nikoleta e ka mësuar më shumë se dy dekada më ë nga fëmijët. Asnjëherë nuk e ka menduar të largohet prej tyre.
“Në fillim isha në mëdyshje të qëndroj apo të largohem. Dhe gjeja e parë që me ka rënë ne sy ishte mënyra si fëmijët komunikonin edhe u motivova shumë që ta mësoja gjuhën shumë mire dhe prej atij momenti vendosa të mos largohesha më.”
Mësuesja që ia ka kushtuar jetën fëmijëve me aftësi të veçanta ka një apel për të gjithë prindërit e kësaj tyre.
“Prindërit përpara se të vendosin ku do t’i cojnë fëmijet që kanë peobleme me dëgjimin, se pari duhet të analizojnë nevojat për komunikim të fëmijës, jo çdo fëmi që nuk dëgjon duhet të shkojë drejt gjithëpërfshirjes. Instituti është i vetmi që edukon fëmijet që nuk dëgjojnë në gjuhën e tyre. Për të gjithë prindërit atje ku mësuesi apo edukatori nuk ndan të njëjtën gjuhë me fëmijen sjell një izolim social.”
Në Institutin e Fëmijëve që nuk dëgjojnë janë të regjistruar 76 nxënës. Për herë të parë në këtë institut vitin e kaluar u hap edhe gjimnazi. Fëmijët marrin formimin bazë si në të gjitha shkollat e vendit, po kurrikula specifike dhe mjesues speciale./abcnews.al