Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fletët e pavulosura, KQZ-ja në Kosovë: Nuk kemi informacion zyrtar

schedule12:07 - 6 Tetor, 2019

schedule 12:07 - 6 Tetor, 2019

E pyetur nga gazetarja e ABC News, Blerta Dalloshi Berisha për rastet e fletëvotimeve të pavulosura në Graçanicë si dhe për pastrimin e listave të zgjedhësve, kryetarja e KQZ në Kosovë, Valdete Daka u shpreh se deri më tani nuk ka një informacion zyrtar.

Në një kohë që deri në mesditë kanë votuar më pak se 10 për qind e popullsisë, Daka kërkoi që në konferencën e radhës për shtyp të mundësohej dhe përkthimi në gjuhën serbe dhe angleze.



“Sa i përket pyetjes së parë për Graçanicën ne nuk e kemi atë informacion. As prokurori i cili është kujdestar në dhomën operative nuk e ka atë informatë. Ne i referohemi informatave zyrtare. Sa i përket rastit të cilit i referoheni nuk mund të japim përgjigje për raste konkrete pa pasur informacion zyrtar”, tha Daka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!