Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se po kryen kontrolle në pesë lokacione në veri të vendit. Klan Kosova raporton se kontrolle po kryhen edhe në vilën e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.
Sipas burimeve, banesa ndodhet në Ulman dhe po bastiset që prej orës 6:00 të mëngjesit. Radojiçiç, sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e grupit terrorist që kreu sulmin të dielën e kaluar.
Sipas njoftimit të policisë, këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in./abcnews.al

