Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, duke thënë se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan policinë ditën e diel, nuk janë terroristë.
Duke mohuar përfshirjen e shtetit serb, tha në një intervistë për RST, Vuçiç tha se vrasja e policit të Kosovës nuk ishte e planifikuar.
“Për mua si president i Serbisë, ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici, nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa.
Ne do të kërkojmë që të na i tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Nuk ishte një vrasje e planifikuar”, tha presidenti serb.
Vuçiç tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjenden në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe, por mohoi pretendimet se është i plagosur.
Presidenti serb i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mos i bëjë presion Serbisë.
/abcnews.al