Qëndrim i ri ndaj Kurtit? Rama: Një mijë herë të kthehem pas, do bëja të njëjtat gjëra. I mirëkuptoj edhe kur më thonë ‘vllau i Vuçiqit’

schedule12:17 - 28 Shtator, 2023

schedule 12:17 - 28 Shtator, 2023

Ndonëse nuk u linjëzua me deklaratën e BE për Kosovën, kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndryshuar asnjë në qëndrimin e tij ndaj qëndrimit të tij ndaj kryeministrit të Kosovës. Në një konferencë për mediat, Rama tha se edhe një mijë herë të kthehej pas, do bënte sërish të njëjtat gjëra.

“Unë nuk kam ndryshuar në asgjë. 1000 herë të kthehem pas do bëja të njëjtat gjëra. Dhe sot nuk po bëj asgjë tjetër vecse po bëj një bilanc të gjërave që kam bërë më parë. Them atë që mendoj dhe mendoj atë që më fryn në vesh dy forca që më kanë kapur mua, njëra është shqiponja dy krenare dhe tjetra flamuri i BE.

Dhe ëndrra ime është që shqiponja të fluturojë sa më lartë dhe të hyjë në BE. Mund të kem të drejtë por këto janë forcat që më kanë kapur mua dhe me këto forca punoj në mendimet e mia, të tjerat janë histori telenovelash. Nuk ka as klimë të re as të vjetër, nuk ka lidhje me persona por me qëndrimet strategjike dhe veprimet për të cuar para një strategji të caktuar.

Të më thuash ‘vllau i Vuçiqit’ është qëndrim emocional. Ata që ma thonë i kanë të freskëta kujtimet nga barbaria në Beograd. Jam këtu për ballafaqime strategjike, jo emocionale.” – u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!