“Kinezi” dhe biznesmeni i njohur/ Zbardhen 2 vrasjet e bujshme të organizuara nga Laert Haxhiu: Plumba në shpinë dhe brinjë

schedule11:21 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:21 - 28 Shtator, 2023

Prokuroria dhe Policia kanë vijuar me zbardhjen e vrasjeve, ku organizator ka qene lushnjari Laert Haxhiu.

Në kuadër të operacionit “Never Foret”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, është zbardhur dhe ngjarja në tetor të vitit 2021, ku u gjet i ekzekutuar me armë zjarri 38-vjeçari Alban Semaku. Ai u vra me dy plumba në trup, një në shpinë dhe një në brinjë.

Semaku ishte një emër i njohur në qytetin e Lushnjes, pasi nga të gjithë identifikohej si “Elton Kinezi”, ndërkohë deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Sakaq, ai ishte anëtar i bandës së Lushnjes dhe kishte një të shkuar shumë të pasur kriminale. Madje, në vitin 2006 ishte eksatraduar nga Italia për vrasje. Në 2015, kërcënoi një person dhe u dënua sërish me burg.

Një tjetër vrasje e organizuar nga Laert Haxhiu ishte ekzekutimi i 52-vjeçarit Çajup Selimi më 1 qershor 2021.

Selimi u vra në hyrje të shtëpisë së tij, më konkretisht në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte. Në atë kohë, dyshimet e para për vrasjen e tij, lidheshin me konkurencën, pasi viktima kishte një biznes në hyrje të qytetit të Tepelenës./abcnews.al