“Shefi i grupit mafioz që ndërroi jetë para pak ditësh ka prona në Shqipëri”, Karamuço: U fsheh pak kohë në Elbasan

schedule22:44 - 27 Shtator, 2023

schedule 22:44 - 27 Shtator, 2023

Këtë të mërkurë, u varros bosi i mafias siciliane Matteo Messina Denaro, i cili dikur tha se kishte vrarë aq shumë persona sa për të mbushur një varrezë të tërë.

Në emisionin “Bardh a Zi”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se Denaro ka prona në Shqipëri në emra të tjerë.

Ai madje zbuloi se bossi i mafias ka jetuar dhe për disa ditë në Elbasan, pasi ka pasur lidhje me një person të njohur shqiptar.

Ai që vdiq pardje në mos gaboj, Mesina Denaro, ka shumë prona në Shqipëri në emra të tjerë. Po flas nga zëra ligjzbatuese italiane, më thanë që ka jetuar për disa muaj në Shqipëri dhe nuk e mohon dot asnjë politikan apo prokurorë shqiptarë.

Il capo dei capi italian ka prona ende në Shqipëri dhe ka jetuar për disa muaj në Shqipëri, në Durrës, në Vlorë, në Elbasan etj. Mund t’iu them dhe një person me të cilin ai ka pasur shoqëri kur ky person ka jetuar në Piana degli Albanesi afër Palermos. Nuk e them emrin se ka ndërruar jetë. Është një person që ne e kemi njohur për shkak të një ngjarje që ndodhi. Nuk e bëj dot publike emrin e tij dhe për respekt të familjes. Por aty e kam marrë vesh që këta të dy ishin shumë miq dhe ai ka jetuar për disa ditë në Elbasan”, u shpreh Karamuço./abcnews.al