Antonio Conte do të përballet për herë të parë si trajner kundër Juventusit. Zikaltrit e tij do të presin kampionët në San Siro nesër në mbrëmje dhe trajneri beson fort tek ekipi i tij.
Vlerësimi për bardhezinjtë nuk mungon, Lukaku duhet të tregojë se është në gjendje të luajë, ndërsa përbuz me neveri nismën e tifozëve të Juventusit për të hequr yllin e tij nga stadiumi i tyre.
DUELI – “Pres një ndeshje midis dy ekipeve që kanë bërë më mirë se të tjerët dhe renditën në krye. Mos të harrojmë që jemi akoma në javën e shtatë. Koha do t’i tregojë vlerat reale të ekipeve. Ky është shkaku që e përsëris që më vonë do të shohim se çfarë roli mund të kemi në këtë kampionat. Ky është derbi i Italisë dhe të gjithë duan ta shohin këtë ndeshje. Duhet të kemi dëshirë, entuziazëm dhe kurajë për të përballuar këtë pengesë.”
JUVENTUSI – ”Do të kemi një përballë një skuadër që dominon Serinë A prej vitesh dhe po paraqitet shumë mirë ne Evropë. Merita u takon të gjithëve që kanë punuar këto vite aty dhe kanë krijuar një skuadër shembullore. Juventusi ka filozofinë e saj të lojës dhe kanë ide të qarta se si arrihet te suksesi. Duhet t’i afrohemi, por ne jemi ende në hapat e para.”
LUKAKU – “Romelu do të luajë nëse më jep garanci fizike, përndryshe do të aktivizoj një tjetër lojtar në vend të tij.”
FORMA – “Vijmë me entuziazmin e duhur pas paraqitjes pozitive përballë Barcelonës. Kemi ndryshuar shumë në krahasim me ekipet e viteve të kaluara. Shumë lojtarë janë të rinj dhe nuk kanë eksperiencë për këto lloj ndeshjesh. Lojtarët duhet të përmirësohen taktikisht, fizikisht dhe në aspektin e vetëbesimit. Duhet kohë, por punojmë ditë e natë që ‘makina’ jonë të arrijë shpejtësinë 200 km/orë.”
PETICIONI BARDHEZI – “Jam i zhgënjyer që u desh ndërhyrja dhe veto e president Angellit për të bllokuar nismën e tifozëve, sepse kështu i bëhet reklamë një propozimi vulgar. Ishte një nismë që tregoi injorancë dhe mungesë vlerash e edukimi.” /abcnews.al