Hulumtuese e lartë në Octupus, Arta Haxhixhemajli thotë se plani i presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe vetë Serbisë, për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë do të vazhdojë.
Në një intervistë për ABC News, Haxhixhemajli u shpreh se është e mundur që të ketë sulme të tjera terroriste, që kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës.
“Plani i Vuçiçit dhe Serbisë për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë do të vazhdojë, dhe do të jetë e mundshme gjthmonë për sulme të tjera, që kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës. Lloji i sulmit që ka ndodhur, ka cënuar sovranitetin e Kosovës, mirëpo janë marrë të gjitha masat për të parandaluar dhe për ta ndalur një akt i cili ka qenë mjaft mirë i planifikuar. Siguria, gjithsesi ka qenë në rrezik, por masat që janë marrë kanë arritur të stabilizojnë situatën. Siç është parë në media dhe në autoritetet e Kosovës, numri i tyre mund të jetë më i lartë. Sa i përket Radoiçiçit, e kemi parë, janë fotografi.
Sa i takon gjendjes së tij, ende nuk dihet, supozohet se është i plagosur në një spital ushtarak në Beograd, por prezenca e tij ka qenë. Vuçiçi mundohet të demandojë të vërtetën”, theksoi ajo./abcnews.al