“Kush e ka lejuar policinë e Kosovës në veri”?/ Vuçeviç: Serbia e zhgënjyer me reagimin e KFOR-it

schedule09:22 - 27 Shtator, 2023

schedule 09:22 - 27 Shtator, 2023

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se pas ngjarjeve në veri të Kosovës më 24 shtator, pyetja kryesore është se kush e ka lejuar policinë shqiptare nga jugu të vijë në veri të Kosovës, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

“Dikush padyshim po e lejon Albin Kurtin të ndërtojë baza në veri, për të hyrë brenda oficerëve të policisë të armatosur rëndë,” tha Vuçeviç për RTS.

Ai ka theksuar se dikush ka lejuar që në veri të Kosovës të bëhet “mimika e zgjedhjeve”, për të zëvendësuar shefin e policisë për rajonin verior, Nenad Gjuriç.

“Serbia e dënoi vrasjen e një polici të Kosovës, por ajo që ndodhi më pas ishte e tmerrshme, serbët u gjuanin si bisha nëpër pyje. E shikon se dikush e ka përgatitur mirë, kur shikon regjistrimet që i publikojnë radhazi. E gjithë kjo kërkon hetim të mëtejshëm”, nënvizoi Vuçeviç.

Vuçeviç deklaroi se Serbia është në masë të madhe e zhgënjyer nga reagimi i KFOR-it, i cili duhet të jetë i pari që do të reagojë në situata të tilla, për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme, si dhe që EULEX-i të dalë nëse ka elemente për hetim./abcnews.al