U dëmtua nga Bellingham, Simeone humb shërbimet e “bomberit” të sulmit

schedule20:16 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:16 - 26 Shtator, 2023

“Los colchoneros” e Atletico Madrid arritën një fitore madhështore mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, teksa, në “Ëanda Metropolitano” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 1, “galaktikët” e Real Madrid në derbin e madh të Madridit, të vlefshëm për javën e 6-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar mirë për “bardhekuqtë” e Madridit, të cilët kanë humbur shërbimet e sulmuesit argjentinas, Angel Correa, me këtë të fundit që u dëmtua nga “fantazisti” i mesfushës, Jude Bellingham në minutat e fundit të derbit.

Sipas njoftimit të klubit të Atleticos, vizitat konfirmuan dëmtimin në ligamentin e gjurit në gradën e parë. Ndërkaq, pas përfundimit të ekzaminimeve lojtari ka bërë punë individuale në seancën e sotme stërvitore dhe gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës. /i.m /abcnews.al