Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë: Palët t’i kthehen dialogut

schedule20:03 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:03 - 26 Shtator, 2023

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.

Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijnë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Zyrtari i lartë amerikan tha se gjatë bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar “sulmin e tmerrshëm” të së dielës dhe ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës.

“Të dyja palët duhet t’i kthehen dialogut që lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit”, shkroi ai në X.