Pajisje të reja për Pediatrinë në QSUT

schedule13:52 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 13:52 - 23 Dhjetor, 2017

Dy pajisje të reja diagnostikuese dhe një sërë aparaturash të tjera mjekësore i shtohen Pediatrisë ne Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

“Aparaturat e reja që janë instaluar në këtë ambjent krejtësisht të rikonstruktuar dhe të përshtatur për fëmijët, siç është aparatura e Rontgenit, rrisin ndjeshëm cilësinë e diagnositikimit për të trajtuar më mirë sëmundjet e fëmijëve, duke përmirësuar cilëninë e shërbimeve në Pediatri”

Kabineti i imzherise pediatrike ku kryhen rreth 7 mije ekzaminime ne vit kompletohet me nje aperture Rontgenit, me vlerë rreth 200 mijë USD. Pajisja e re permireson diagnostikimin e sëmundjeve nderkohe qe funksionon me doza shumë të vogla rrezatimi qe rrit ndjeshëm sigurinë për fëmijët që kryejnë këto ekzaminime. Investim tjetër është nje eko Doppler permes te ciles per here te pare do te mund kryhet ekzaminimi I eneve te gjakut.

Vetëm gjatë këtij viti, falë partneritetit me Agjeninë Japoneze të Bashkëpunimit, janë investuar 570 mijë USD në pajisje të reja mjekësore në Pediatrinë e QSUT-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!