Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochetino, pranoi pas hubmjes kundër Brighton se gjithçka po vështirësohet në kampin londinez. Në fjalën e tij për mediat britanike, numri një i Spurs tha:
“U munduam të gjenim zgjidhje, ndryshuam disa herë skemën, por ishte mision i pamundur. Jemi në një moment të vështirë, shumë të vështirë. Dua të falënderoj vetëm tifozët, që bënë shumë kilometra për të mbështetur skuadrën e tyre. Kur ishim në formë të mirë, të gjithë ishim sëbashku. Edhe tani që jemi në moment të errët, duhet të jemi të bashkuar.
Lloris? Është në spital tani. Klubi do të njoftojë pas disa orësh për gjendjen e tij. Mendoj se po vuan nga një dëmtim i rëndë në krah. Largimi i tij ndikoi shumë te skuadra. Pas atij zëvendësimi, ne nuk ishim më në fushë”, përfundoi trajneri i “Gjelave”./abcnews.al