Pas plot 68 minutash pritje ka ardhur dhe goli i parë, në sfidën e mbrëmjes të kësaj të diele në Serie A, mes “demave” të Torino e “verdhekuqve” të Roma.
Një pasim i Kristensen brenda zonës kundërshtare kapet nga “bomberi” belg, Romelu Lukaku, i cili pasi kthehet bukur, duke i ikur një mbrojtësi të vendasve dërgon topin në rrjetë duke filluar festën në kampin e tij. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: