“Panik” te “kuqezinjtë”, tekniku Sylvinho rrezikon shërbimet e titullarit për sfidën ndaj Çekisë

schedule18:49 - 24 Shtator, 2023

schedule 18:49 - 24 Shtator, 2023

Njëri rikthehet e tjetri dëmtohet. Kjo është situata këtë të dielë në kampin e Kombëtares “kuqezi”, teksa pas rikthimit të Armando Brojës në fushën e blertë, tekniku Sylvinho ka humbur një nga titullarët e tij të zakonshëm.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Empoli, Ardian Ismajli, i cili e nisi si titullar sfidën e mesditës të sotme ndaj Inter, mirëpo u detyruar ta linte fushën e lojës në minutën e 51’-të të sfidës, teksa gjendja e tij ende nuk dihet dhe pritet që 26-vjeçari, t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Ky dëmtim i shkakton jo pak “dhimbje koke” teknikut brazilian vetëm pak javë para sfidës me Çekinë, e cila do të luhet më 12 tetor në “Air Albania” dhe është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!