Trieste është në ditë zie në nderim të dy agjentëve të policisë të vrarë Brenda një komisariati pasditen e të premtes. Autori i vrasjes, një 29 vjeçar me origjinë domenikane nuk pranon të flasë. Ndërsa nëna e tij u ka kërkuar falje familjeve të viktimave
Në Trieste të Italisë është ditë zie, pas vrasjes së dy agjentëve të policisë Brenda në komisariat të premten. Autori, 29 vjecari Alehandro Meran me origjinë domenikane është arrestuar me akuzën e vrasjes së shumëfishtë dhe tentativë për vrasje. Nëna e tij u shpreh se i vinte shumë keq dhe u kërkonte falje familjeve të viktimave.
Pasditen e të premtes Meran gjendej në komisariat në kuadër të hetimeve për një grabitje, ai arriti të marrë pistoletën e shërbimit të Pierluixhi Rota, njëri prej agjentëve të vrarë dhe qëlloi. Pas të shtënave Mateo Demenego, viktima e dytë, doli nga zyra e tij dhe u qëllua për vdekje. Dy agjentët kanë marrë pesë plumba në trup.
Pasi Alehandro qëlloi dhe vrau agjentët, vëllai i tij u mbyll brenda në një prej zyrave të komisariatit, dhe më pas u përpoq të arratisej, por u kap nga policia pa dalë dot nga ndërtesa e komisariatit. /ABC news Albania 24/7
Mbrëmjen e së premtes autori i vrasjes nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve. Sipas mediave italiane autori i vrasjes së dyfishtë vuan nga probleme psikike. /ABC News Albania 24/7