Zjarret e rëna të shtunën në territorin e bashkisë Fier dhe Patos kanë lënë pas një bilanc të frikshëm dëmesh.
Në pyllin me pisha të Darëzezes disa vatra të vogla zjarri janë ende aktive, por nuk ka rrezik aktivizimi.
Sipas prefektit të qarkut Lefter Shehaj vetëm në pyllin me pisha në Darëzezë, zjarri përfshiu një sipërfaqe prej 280 ha me pisha, shkurre e toka bujqesore.
Ndërsa 45 ha ullishte dhe pemë frutore janë djegur në zonën Margllicit në Patos. Sipas prefektit Shehaj që nga mesdita e së shtunës kanë qenë aktive 23 vatra zjarri paralele, 9 prej tyre morën përmasa të mëdha.
Shehaj tha se duhet një shtim i kapaciteteve të shërbimeve zjarrëfikëse.
Ndërsa apeloi për qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë djegies së barërave të këqija, pasi rrezikojnë që zjarri t’u dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar demë të pallogaritshme./abcnews.al