Prej orës 15:00, në “Emirates Stadium” ka startuar “derbi i Londrës”, mes Arsenal e Tottenham, përballje kjo e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Në minutën e 26′ të sfidës ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, ku gjatë një kundërsulmi vrastar të “topçinjve”, anësori i sulmit, Bukayo Saka lëshon një goditje potente drejt portës, goditje që devijohet nga Christian Romero, duke mos i dhën asnjë mundësi portieri Vicario. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: