KFOR-i: Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri

schedule15:10 - 24 Shtator, 2023

schedule 15:10 - 24 Shtator, 2023

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri dhe e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni.

Për pasojë, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë, dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje”, është thënë në deklaratë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!