Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë në Morinë, arrestohet 54 vjeçari nga Kosova

schedule09:35 - 24 Shtator, 2023

schedule 09:35 - 24 Shtator, 2023

Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit për kontrabandë mallrash. Policia njofton se 54 vjeçari është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pasi brenda autobusit që drejtonte u gjetën 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë 54 vjeçari nga Kosova, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”./abcnews.al