Disa fshatra janë përfshirë nga flakët në Selenicë të Vlorës. Banorët e fshatrave të Selenicës thonë së flakët kanë prekur një pjesë të njësisë Vllahinë dhe Kotë.
Deri më tani asnjë mjet zjarrfikës nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes, raporton gazetari i ABC News, Elton Nika.
Zjarr aktiv është gjithashtu edhe në Amonicë, Mallkeq e Petë, ku janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Sipas banorëve zjarri ka djegur toka me ullinj dhe shkurre./abcnews.al