Milani duhet të triumfojë kundër Genoa, ndryshe e ardhmja e Marco Giampaolo do të jetë larg kuqezinjve. Mediat në Itali prej kohësh e kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit italian në krye të kuqezinjve.
Nisja që Milani i ka bërë sezonit është katastrofike, por nga ana tjetër klubi ka dalë në mbështetje të trajnerit. Sigurisht nuk mund të ndodhë ndryshe. Gennaro Gattuso është në pritje dhe së fundmi ka refuzuar edhe oferta të tjera.
Një sy e ka nga Milani, klubi i tij i zemrës, ndaj edhe ka vendosur të qëndrojë i lirë. Gjithsesi që të ndodhë kjo duhet të ndodhë një skenar që në kampin kuqezi do sillte tronditje të madhe. Sipas Corriere dello Sport, që Gattuso të rikthehet në stolin e Milanit, të paktën duhet të largohet Paolo Maldini.
Sa i takon Boban, nuk mund të thuhet gjë, pasi mes palëve nuk ka pasur bashkëpunim më parë. “Ringio” thuhet se e ka mbështetjen e shumicës së lojtarëve aktualë, me të cilët ai ka punuar më parë. Gjithsesi duhet pritur se çfarë do të ndodhë.
Maldini është ai që ka emëruar trajnerin aktual, Marco Giampaolo, dhe po e mbron zgjedhjen e tij. Ish-mbrojtësi kërkon që t’i jepet kohë teknikut aktual, pasi në një ekip me të rinj diçka e tillë është e nevojshme. /abcnews.al