Robert Menendez jep dorëheqjen si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme pas akuzave për korrupsion

schedule22:44 - 22 Shtator, 2023

schedule 22:44 - 22 Shtator, 2023

Robert Menendez do të largohet përkohësisht si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme pas akuzave se ai dhe gruaja e tij ishin korruptuar nga tre biznesmenë të Nju Xhersit, njoftoi udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Në njoftimin e tij, Schumer tha se Menendez, ka të drejtë për një proces të rregullt dhe një gjyq të drejtë.

Ai shtoi se Menendez do të tërhiqej si kryetar i Komisionit “derisa çështja të zgjidhet”.