Dëshironi të jeni pjesë e një konference treditore rreth superyllit muzikant Taylor Swift? Epo, studiuesit do të mblidhen në Australi për të bërë pikërisht këtë!
Edhe pse ajo tashmë është subjekt i kurseve universitare në SHBA, “Swiftposium” do të jetë konferenca e parë akademike ndërkombëtare në botë për ta studiuar dhe diskutuar atë.
Ajo do të shqyrtojë ndikimin që këngëtarja ka pasur në gjithçka, nga industria e muzikës tek kultura dhe biznesi.
Konferenca do të mbahet në Melburn në shkurt, javën në të cilën Taylor Swift po zhvillon turneun e saj Eras dhe organizatorët thonë se ajo është më se e mirëpritur të jetë pjesëmarrëse.
33-vjeçarja është bërë një nga artistet me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave. Madje, ekspertët flasin për mënyrën sesi ajo rrit ekonominë e vendeve dhe qyteteve që viziton në turneun e saj, duke e quajtur atë “Swiftonomics”./abcnews.al