Byro Politike Dt.22.12.2017

schedule22:32 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 22:32 - 22 Dhjetor, 2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Ferit Hoxha ish-ambasador pranë OKB; Klajda Gjosha deputete e LSI, Aldo Bumçi deputet i PD.

Diskutim për votën e Shqipërisë në OKB, e cila u konsiderua si votë kundër Trump, megjithatë mbetet për t’u parë reagimi i SHBA.

Ferit Hoxha u shpreh se ky vendim, sipas një dakordësie të gjerë ndërkombëtare, prek atë që quhet konsensusi ndërkombëtar, i cili përcakton konturet e konsensusit të paqes. Vendet që kanë votuar pro kanë konfirmuar votën e mëparshme. Ishte e nevojshme të rikonfirmohej qëndrimi për këtë çështje.
Sipas Gjoshajt, Shqipëria del për herë të parë kundër një aleati të jashtëzakonshëm./abcnews.al