Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi sot se presidenti i SHBA-së Joe Biden mezi pret të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dëgjojë qëndrimin e tij se si po përparon kundërofensiva.
Kirby shtoi se Shtëpia e Bardhë inkurajoi Zelenskyn të takohej me ligjvënësit amerikanë për të diskutuar nevojat e ushtrisë ukrainase.
Ai shtoi se mundësia e dërgimit të sistemit raketor ATACMS në Ukrainë mbetet ende në tavolinë, por se nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.
/abcnews.al