LEZHË- Një 36-vjeçar nga Kukësi është vënë në pranga pasi dyshohet se transportonte dhe shiste mallra kontrabandë.
Ai u kap në qytetin e Lezhës duke qarkulluar me furgon, brenda të cilit kishte ngarkuar mallra kontrabandë me vlerë 1000 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, furgoni me të cilin transportoheshin, 800 000 lekë të përfituara nga shitja e këtyre mallrave dhe celulari i të arrestuarit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së plotë të të arrestuarit./ abcnews.al