Katër eliminime mafioze në pak javë, asnjë autor i kapur

schedule14:45 - 4 Tetor, 2019

schedule 14:45 - 4 Tetor, 2019

Katër viktima janë shënuar nga atentatet mafioze në më pak se dy muaj në qytete të ndryshme të vendit. Në të gjitha rastet, autorët kanë mundur të shpëtojnë prangosjes së policisë, ndërsa ekzekutimit ka qenë tepër i egër nga grupet kriminale.

Atentatet të tipit mafioz kanë shkaktuar shumë viktima kohet e fundit, duke shqetësuar së tepërmi organet ligjzbatuese në vend.

Nga fundi i gushtit e deri në fillim të tetorit janë ekzekutuar 4 persona për llogari të të tretëve, ndërsa rritje ka shënuar edhe krimi në familje.

Emëruesi i përbashkët është se, autorët kanë mundur të largohen dhe t’i shpëtojnë prangosjes së uniformave blu.

27 gushti do të rikthente edhe njëherë në vëmendje atentatet e tip mafioz në Tiranë. Viktimë mbeti një ish-punonjës policie.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në rrugën “Xhafize Keko”. Pamjet e atentati u trasmetuan në mënyrë ekskluzive nga ABC Neës. 26-vjeçari u ndoq hap pas hapi deri sa u qëllua për vdekje në momentin kur po parkonte automjetin e tij.

Plagët e së shkuarës në qytetin e Lushnjes duken se s’po mbyllen kurrë. Pinjollët e familjeve kriminale, dyshohen se po lajnë hesapet e etërve të tyre. Mëngjesi i një tetorit do të edhe i fundit për Besnik Hidën. Ai u vra nga afër në momentin kur po pinte kafe. Autorët ishin informuar mirë dhe e ekzekutuan në katin e dytë të biznesit të tij, duke u larguar qetësisht nga vengjarja.

Më herër Hidës iu ekzekutua nipi dhe shoku shumë pranë komisariatit të qytetit të Lushnjës.

Hakmarrja nuk do te kursente as jetën e 35-vjecarit Eri Zefi në Fan të Mirëditës. Nga hetimet rezultoi se i riu ishte rrëmbyer dhe vrarë në një tjetër vend, ndërsa trupi i pajetë ishte hedhur anash rruges së fshatit Zall-Xhuxh. Për t’i shpëtuar ekzektuimit, i riu kishte ndryshuar edhe emrin e tij por, rezultoi e kotë. Sipas uniformave blu ngjarja dyshohet se ka lidhje me një vrasje që vëllai i viktimës ka kryer në Durrës gjashtë muaj më parë.

Më me shumë fat nga atentet kriminale mund të quhet Marklen Haka. Ai u plagos në dorë mbrëmjen e 21 shtatorit dhe i shpëtoi 100 plumbave. Por fatin e Markelanit nuk e kisha halla e tij, Shpresa Basha. Ajo humbi jetën dhe, dyshohet se zbuloi autorët që i kishin zënë pusi nipit të saj.

Në të gjitha ngjarjet e mësipërme policia ka bërë shumë shoqërime dhe ndalime por nuk ka mundur të arrestojë porositësit e këtyrë vrasjeve.

Numërohen me gishtat e njërës dorë, që policia ka qenë e suksesshëm në arrestimet e vrasësve me pagesë. Më klasikët janë Julian Sinanj, Kristi Pine, si edhe Mikel Shallari. Të gjithë katë kanë mundur të marrin statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, duke u dënuar me shumë pak vite burg.

Gazetar: Andi Qosja