Mungon vetëm zyrtarizimi, Nagelsmann pranë stolit të “pancerave”

schedule12:16 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:16 - 19 Shtator, 2023

Prej disa ditësh tashmë, Federata Gjermane e Futbollit po insiston për të vendosur në pankinën e Kombëtares, ish-teknikun e Bayern Munich, Julian Nagelsmann dhe mesa duket një marrëveshje është duket u arritur.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Bild”, Federata ka arritur një marrëveshje me 36-vjeçarin dhe pritet që ky i fundit të marrë drejtimin e Kombëtares deri në fund të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është arritja e një akordi për detajet përfundimtare të kontratës, ndërsa, përsa i përket pagës së teknikut, Nagelsmann do të përfitojë nga drejtimi i Kombëtares plot 400 mijë euro në javë. /i.m /abcnews.al