Ministri i ri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka kërkuar të gjashtë zëvendësministrave të mbrojtjes që vullnetarisht të japin dorëheqjen nga postet e tyre.
Mediat e huaja shkruajnë se pas kësaj kërkese ka bërë edhe shkarkimin e tyre nga detyra.
Shërbimi për shtyp i kabinetit të ministrit njoftoi se qeveria shkarkoi zëvendësministrat e Mbrojtjes Hana Malyar, Volodymyr Gavrilov, Rostislav Zamlinsky, Denis Sharapov, Andrii Shevchenko dhe Vitaly Deinekha.
Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022, Maljar ka qenë shpesh përgjegjës për publikimin e informacionit për situatën në front./abcnews.al