Qeveria e Ukrainës shkarkon zëvendësministren e mbrojtjes dhe 5 deputetë

schedule10:55 - 18 Shtator, 2023

schedule 10:55 - 18 Shtator, 2023

Zëvendësministrja e mbrojtjes Hanna Maliar është mes zyrtarëve të shkarkuar nga Ukraina. Reuters ka raportuar se qeveria e Ukrainës ka shkarkuar zëvendësministren e Mbrojtjes Hanna Maliar së bashku me pesë deputetë të tjerë.

Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar përditësime të përditshme mbi përparimin e vendit në terren.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit në Ukrainë ka pasur një valë të lartë shkarkimesh të zyrtarëve, pasi vendi i ka shpallur luftë korrupsionit.

/abcnews.al