Roma e Jose Mourinho duket të jetë vërtetë e pandalshme mbrëmjen e sotme, teksa pas 2 golave të shpejtë në minutat 2′ e 6′ të lojës kanë arritur të shënojnë dhe golin e 3-të të sfidës.
Pas një kundërsulmi vrastar të “verdhekuqve”, topi përfundon në këmbët e mesfushorit, Bryan Cristante, i cili lëshon një goditje drejt portës, goditje e cila devijohet nga mesfushori i Empoli, Alberto Grassi, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:


