Aksidentohet ambulanca në autostradën Fier- Lushnje, përplaset me kamionin, vdes pacienti brenda saj

schedule16:18 - 17 Shtator, 2023

schedule 16:18 - 17 Shtator, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Rotondo e Savrës në autostradën Fier- Lushnje. Mësohet se një kamion u përplas me një autoambulancë. Si pasojë, ka humbur jetën pacienti një 77-vjeçar, i cili po transportohej për në spital.

Ndërsa, drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!