Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se serbët në Mal të Zi shihen si faktor përçarës për formimin e qeverisë, edhe pse përbëjnë më shumë se 30 për qind.
Sipas RTS, Vuçiç ka thënë se serbët në vendet fqinje quhen “serbë boshnjakë”, “serbë kroatë”, “serbë malazezë”, dhe se nuk ka pasur kurrë një kroat serb, boshnjak, slloven apo malazez.
“Dhe jo nga dje, as nga sot, as nga ata që sot në Mal të Zi nuk i lejojnë serbët të jenë në pushtet, sepse nuk janë bindshëm sa duhet duke u betuar se do të luftojnë kundër Beogradit të urryer dhe akoma më të urryer Moskës, se ata ende nuk e duan Kosovën dhe Kosovën nuk e konsiderojnë si pjesë të Republikës së Serbisë”, theksoi Vuçiç, duke thënë se serbët në Mal të Zi shihen si faktor përçarës për formimin e Qeverisë, edhe pse përbëjnë më shumë se 30 për qind./abcnews.al